Tasim Duda
April 10, 1940 ~ April 17, 2020
Tasim “Taso” Duda, 80 vjec, i lindur ne Gumenice Vlore, banues ne Englewood Cliffs NJ, i biri i Feriat Nurit, dhe Fetije Mecajt, nderroi jete me 17 Prill 2020 pas nje beteje te gjate me semundien e Parkinsonit. Ai la mbrapa shume njerez qe e donin dhe respektonin, dhe para se te nderronte jete ishte baba i dedikuar i Edmondit, nje vella i dashur i Serriut dhe Gafurrit, gjysh krenar dhe i apasionuar mbas mbeses Emma dhe nipit Eric, xhaxha dhe dajo i dashur I Dritanit, Erjonit, Adriatikut, Rites, Sabines, Zanit, Kujtimit, midis shume niper,mbesa, kusherinjve, miq dhe te dashur te tjere. Shume te deshperuar jane edhe te gjithe pjesetaret e fisit Ormenaj. Bashkeshortja Minushe, Motra Hanko, dhe Vellai Aziz nderruan jete para tij.
Tasimi punoi dhe nderroi shume profesione gjate jetes se tij, por mbi te gjitha ishe i apasionuar mbas blete-rritjes dhe tregetise. Te afermit, miqte, dhe shoket e tij e kujtone si njeri shume bujar, mikprites, i afte, i respektushem, dhe miqte e tij nga Kosova e kujtone si patriot. Pas vdekjes se Tasos, shume tregoning me pasion se sa i gjendur dhe bamires Tasua ishte, sidomos ne vitet e regjimit komunist. Fakti qe shume njerez e kujtojne dhe respektojne mbas shume vitesh, tregon qe ai e rrethoi veten me njerez te virtytshem dhe mirenjohes.
Mbas renies se regjimit komunist ne Shqiperi, Tasua erdhi ne Amerike disa here se e vleresonte oportunitetin e barabarte qe Amerika i ofronte gjithkujt. Ai kaloi 16 vitet e fundit ne New Jersey dhe Pennsylvania. Megjithese u be shtetas American, gjithmone kishte ne mendje atdheun e tije Shqiperine.
Ai ishte gjysh shume i perkushtuar, Emma dhe Eric kurre nuk do ta harrojne dashurine dhe zemersine qe ai u jepte. Ata insistonin ne cdo kohe per ta takuar, dhe sot e ndjejne shume humbjen e tij.
Varrimi behet me 22 Prill, ne varrezat e Hackensack. Familia do organizoje nje memorial kur situata e virusit Kinez te ndryshoje.
Dy Vargje Per Tason:
Ne mund te perlotemi qe Tasua na la
Por ai do te donte me mire te buzeqeshnim qe ai jetoi
Ne mund te mbyllim syte, te falemi dhe te shpresojme qe ai te ngjallet
Por ai do te donte me mire ti hapim syte dhe te shikojme cfare ai ka lene mbrapa
Zemrat tona mund te duken bosh se nuk e shikojme Tason
Por ai do te donte te na mbushen zemrat plot kur kujtojme gezimet qe kemi kaluar sebashku
Ne mund ta kujtojme ate si te ikur nga kjo bote
Por ai do te donte qe kujtimet e jetes tije te jetojne me ne pergjithmone
Tasua ishte nje njeri qe thoshte, kur te vdes
Mos me kujtoni me trishtim
Mos me kujtoni me lote
Kujtoni gjithe gezimet qe kemi kaluar gjate viteve sebashku
Ai do te thoshte: Une tani jam I kenaqur
Se jetova dhe i gezova shume njerez
Kur ju do te me keni ne mendje
Une do te jem prane jush
Keshtu qe mos u merzisni qe nuk me shikoni me
Mbani mend qe une jam gjithmone me ju, c’do menjgjes, mesdite, dhe nate.
E gjithe familia, te afermit, dhe miqte te japin lamtumiren e fundit nga larg. Prehu ne paqe i dashur Taso.
Services
Graveside Service: April 22, 2020 11:00 am
Hackensack Cemetery
289 Hackensack Avenue
Hackensack, NJ 07601
Kujtimi juaj I paharruar Taso, zemra dhe shtepia jote kane qene gjithmone te hapura me bujari te madhe. Nuk te harrojme kurrre. Perendia do te kujtoje ne diten e madhe. Do te na mungosh, Adhurimi, Ida, Adam, David, Sarah dhe Melisa.
E pac dheun e lehte xhaxhi Tasim